Kurti: Për mua janë të vlefshme si pozita e kryeministrit, presidentit e kryeparlamentarit, dua të diskutojë për të gjitha

by Nexhat

Lideri i VV’së, Albin Kurti, është deklaruar për media pas ndërprerjes së seancës konstituive.

Kurti, duke u deklaruar lidhur me formimin e institucioneve, ka thënë se secila pozitë është e rëndësishme, ndonëse ‘’nuk janë të njëjta’’.

banner

Kurti shtoi se për të, të gjitha pozitat si ajo e kryeministrit, kryeparlamentarit e presidentit janë të vlefshme, dhe se ai ‘’do që diskutojë për të gjitha këto’’.

‘’Unë besoj që secila pozitë është e rëndësishme, ndonëse se nuk janë të njëjta për nga përgjegjësia, ato janë të rëndësishme dhe janë të vlefshme. Prandaj për mua të gjitha pozitat janë të vlefshme të rëndësishme, ndonëse s’janë të njëjta, edhe kryeparlamentar, edhe kryeministër edhe president. Dhe unë dua që t’i diskutoj të gjitha këto me ta. VV’ja në pranverë e ka bërë një konsension të madh e ka tërhequr Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçaku, nga kandidatura për president, ne jemi subjekti më i madh politik, dhe ne nuk e kemi pasur kandidatin tonë, sepse e kemi tërhequr. I thamë opozitës propozona tre emra, ne ua bëmë edhe nënshkrimet për aplikim edhe votat për zgjedhje, nuk ndodhi’’, ka thënë Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy