Tahiri: Ajo që ndodhi sot është kaos politik, e ka sjellë Kosovën buzë greminës

by Nexhat

Deputeti i betuar nga radhët e Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se situata politike në vend është futur në një krizë të thellë dhe ka akuzuar kryeministrin në detyrë. Albin Kurtin, se nuk po punon për një marrëveshje politike.

Përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Tahiri tha se nuk kanë parë asnjë përpjekje serioze për zgjidhje.

banner

“Nyja e problemit nuk është as Kuvendi, as konstituimi i Kuvendit e as Qeveria, por në fakt është presidenti”, tha Tahiri.

Ai kritikoi qasjen e Kurtit, duke deklaruar se sipas tij, po e mban vendin në një gjendje krize.

“Kjo që ka ndodhur sot është pa asnjë dyshim një kaos politik, një kaos që e ka sjellë Kosovën në buzë të greminës”, u shpreh Tahiri.

Tahiri tha se Aleanca ka ofruar mbështetje për konstituimin e institucioneve përmes gjashtë pikave, pa kushte dhe pa marrëveshje politike.

“Ne kemi fuqinë. Fuqia jonë me këto shtatë vota ka qenë shumë gjeneroze. Ne ju kemi ofruar ndihmesës së konstituimit të institucioneve”, deklaroi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy