Bajqinovci s’di për takim Kurti-Abdixhiku, beson se s’ka pasoja nëse s’konstituohet Kuvendi sonte

by Nexhat

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, u pa sot duke hyrë në Kuvendin e Kosovës. Aty ai u deklarua shkurt në pyetjet e gazetarëve.

Sipas tij edhe nëse Kuvendi nuk konstituohet, s’e “beson” që mund të ketë pasoja.

banner

“Nuk besoj që edhe pas 12’ve ka ndonjë pasojë. Besoj që edhe në ditët në vazhdim të kemi një…presim që të kemi marrëveshje politike dhe që vendi të mos shkojë në zgjedhje”.

I pyetur për një takim të mundshëm të shefit të tij, Albin Kurti dhe kreut të LDK’së, Lumir Abdixhiku, Bajqinovci tha se nuk di.

“Nuk e di, nuk e mohoj, por mund të ketë. Takimet do të vazhdojnë, nuk duhet të ndalen dhe kryeministri e ka thënë këtë”.

Sot në mesnatë skadon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy