Ermal Sadiku i poston analizat e AUV: Qumështi Vita qenka pa vaj palme dhe pa pluhur – turp, askush s’guxoi ta mbrojë kompaninë

by Nexhat

Ermal Sadiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me rezultatet për qumështin VITA, ka thënë se shumë politikanë ‘’nuk guxuan’’ që t’i dalin në mbrojtje kësaj kompanie, nga ‘’sulmet që ia bëri Qeveria në detyrë’’.

Sadiku shtoi edhe se rezultatet treguan që qumështi VITA s’ka qumësht pluhur dhe vaj palme.

banner

Postimi:

Qyre, ka shumë qytetar e politikanë që nuk guxuan me dalë me mbrojtë një kompani të Kosovës nga sulmet që ia bëri Qeveria në detyrë. Se paku me kërku të verteten. Së paku me kërku informatën. Nuk guxuan, nga frika se mos po dëmtohen në elektorat.

Tash që dolën rezultatet, veç një gjë muj me ju thanë: keq. Shumë keq.

Dmth, qumështi VITA qenka pa qumësht pluhur dhe pa vaj palme.

Fshini postimet se turp.

Duaje tënden. Blej prodhime vendore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy