GJAKOVË/ Nëntë persona të lënduar nga aksidenti, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit

by Nexhat

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në Korenicë të Gjakovës.

Të gjithë ata janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

banner

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Ju njoftojmë se sot, rreth orës 13:30, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Korenicë, Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”.

Ekipet e Policisë, Urgjencës dhe Zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë në vendngjarje, ndërsa Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes, ka shtuar ajo


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy