Kërkesa e partive që seanca të mbahet sonte, VV e quan ‘‘shfaqje teatrale’’: Vendi ka nevojë për marrëveshje për president

by Nexhat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi,  tha se vendit i duhet stabilitet institucional dhe jo përplasje politike.

“Kosova nuk ka nevojë për shfaqje teatrale dhe spektakël të mesnatës, por për marrëveshje për presidentin. Vendi po përballet me pamundësinë e zgjedhjes së presidentit për shkak të refuzimit të opozitës për bashkëpunim”, tha Rrustemi për Kp.

banner

Ai kërkoi që partitë politike të ulen për të gjetur një zgjidhje, duke theksuar se vetëm një marrëveshje për presidentin mund ta tejkalojë krizën.

“Sot, nesër e sa më parë partitë politike duhet të dakordohen për president konsensual jashtëpartiak. Vetëm dakordimi për presidentin e tejkalon krizën dhe mundëson stabilitet. Ne i ftojmë edhe tani të tri partitë politike shqiptare që të ulemi e të dakordohemi për presidentin”, tha Rrustemi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy