Leao mund të largohet nga Milani, tre klube angleze interesohen për yllin portugez

by Nexhat

Rafael Leao mund të largohet nga Milani këtë verë, pasi përfaqësuesit e sulmuesit portugez kanë nisur të shqyrtojnë mundësinë e një transferimi në Premierligë.

Sipas mediumit britanik talkSPORT, Leao u është ofruar disa klubeve angleze, përfshirë Manchester United, Arsenal dhe Leeds United.

banner

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur hapa konkretë për negociata, ndërsa situatën e tij po e monitorojnë edhe klubet turke Galatasaray dhe Fenerbahçe.

Leao ka kontratë me Milanin edhe për dy vite të tjera, ndaj klubi italian vazhdon të ketë fjalën kryesore për të ardhmen e tij.

Sulmuesi portugez pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar, me Premierligën që mbetet një nga destinacionet e mundshme për të

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy