Lushaku e LDK’së: VV ta thërrasë sonte seancën, të konstituohet Kuvendi, e papranueshme të mos bëhet sonte

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu i bëri ftesë publike Lëvizjes Vetëvendosje për vazhdimin e seancës konstituive në ditën e sotme.

Lushaku, nga oborri i Kuvendit, tha se është obligim i deputetëve që të konstituojnë legjislaturën e 11-të dhe të funksionalizojnë institucionet e vendit brenda afateve kushtetuese.

banner

“Dola këtu për t’i bërë një ftesë publike subjektit më të madh të Kuvendit të Kosovës për ta thirrur seancën ose vazhdimin e seancës konstituive me qëllim që Kuvendi i Kosovës të konstituohet sonte, brenda afateve kushtetuese. Vërtetë është për keqardhje që sillet institucioni më i lartë legjislativ në vend në një pozitë të tillë ku sfidohet edhe kushtetutshmëria edhe funksionaliteti, pamundësohet puna e deputetëve për çka kemi marrë legjitimitet për të përfaqësuar qytetarët në institucionin më të lartë të Republikës. Prandaj, është e papranueshme që konstituimi i Kuvendit të Kosovës të mos ndodhë sonte. Ne si deputetë të LDK-së jemi këtu dhe po presim ftesën që kurdo që thirret seanca të bëjmë konstituimin e Kuvendit dhe të fillojmë funksionalitetin e institucioneve. Pavarësisht marrëveshjeve politike, është obligimi ynë që t’i japim Kosovës institucione”, tha Lushaku-Sadriu, para mediave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy