Man City e refuzon ofertën prej 45 milionë euro të Barcelonës për Rodrin

by Nexhat

Manchester City ka refuzuar ofertën fillestare prej 45 milion euro të Barcelonës për mesfushorin spanjoll, Rodri.

Klubi anglez është i hapur për shitjen e 30-vjeçarit këtë verë, por kërkon një shumë dukshëm më të lartë. Sipas raportimeve, City kërkon më shumë se 70 milionë euro për të dhënë dritën jeshile për transferimin.

banner

Rodri ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn dhe deri më tani nuk ka firmosur një marrëveshje të re me klubin.

Situata kontraktuale e mesfushorit ka shtuar spekulimet për të ardhmen e tij, ndërsa Barcelona është duke këmbëngulur për transferimin e tij.

Katalanasit tashmë kanë bërë ofertën e parë, e cila është refuzuar, por pritet që negociatat mes dy klubeve të vazhdojnë me Barcelonën që duhet të rrisë ndjeshëm propozimin nëse dëshiron të arrijë marrëveshje me Cityn.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy