Negociatat Abdixhiku-Kurti pa rezultat, deputetët e VV’së thonë se LDK ka shumë zëra dhe se nuk e dinë çfarë duan

by Nexhat

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë provuar që të arrijnë një marrëveshje për koalicion për disa takime radhazi. Megjithatë takimet s’kanë përfunduar me një marrëveshje politike.

Dy deputetët e LVV’së, Alban Bajrami dhe Arjeta Fejza, kanë thënë se LDK s’po e dinë se çfarë po dëshirojnë në këto bisedime për koalicion me LVV-në.

banner

Bajrami në Pressing të T7 ka thënë se LDK nuk e ka një kërkesë të qartë se çfarë ço dëshiron të bëjë sa i përket koalicionit me VV. Ai ka përmendur disa deklarata të ndryshme nga figura të ndryshme.

“Nuk ka kërkesë konkrete. Fillimisht dalin spekulime që kanë kërkesa të caktuara nga qarqe të caktuara dhe pastaj dalin dy deputet dakordohen me atë kërkesë. Nuk është që LDK e ka një kërkesë konkrete se çfarë po don me bo”, ka deklaruar Bajrami.

Ai ka thënë se në takime nuk e kanë qartësuar se çfarë duan.

“A e keni dëgju LDK’n deri sot duke treguar se si zgjidhet çështja e presidentit”, ka shtuar Bajrami duke folur për kërkesat e disa figurave në LDK për balanc e për president nga LDK.

Deputetët Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë shprehur qëndrimin se kërkesa e partisë së tyre është që të kenë postin e presidentit.

Hykmete Bajrami dhe Jehona Lushaku Sadriu artikuluan këtë kërkesë,  pasi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk arritën ndonjë marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.

Lushaku Sadriu ka deklaruar se LDK gjithmonë ka kërkuar që institucionet e vendit të sigurojnë një balancë mes fuqive politike.

“Pra edhe në këtë kuptim, domethënë kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së, në kuptimin që të diskutojmë së bashku për gjithë pushtetin edhe pastaj të bëhet ndarja në mënyrë proporcionale. Ky ka qenë qëndrimi”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Ndërkaq Bajrami ka thënë se pozita e presidentit për LDK’n mund të jetë siguresë.

“Mendoj se pozita e presidentit do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë si për Kosovën, ashtu edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Bajrami.Sipas saj, ofrimi i posteve ministrore nga LVV-ja nuk ofron garanci.

Ndërsa Lutfi Haziri ka folur për nevojën e stabilitetit politik dhe sipas tij zgjedhjet do të krijonin krizë të re

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy