Një dekadë krenarie: 10 vjet nga medalja e parë olimpike e Kosovës

by Nexhat

Federata e Xhudos e Kosovës ka kujtuar sot 10-vjetorin e medaljes së parë olimpike të Kosovës, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e sportit të vendit.

Më 7 gusht 2016, në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi, nën drejtimin e kryemjeshtrit Driton Kuka, fitoi medaljen e artë në xhudo, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë olimpike dhe duke bërë që flamuri i shtetit të ngrihej për herë të parë në podiumin olimpik.

banner

Sipas Federatës së Xhudos, ajo medalje ishte shumë më tepër se një sukses sportiv, pasi shënoi fillimin e një kapitulli të ri për sportin kosovar dhe u bë frymëzim për një brez të tërë kampionësh që pasuan.

“Një dekadë krenari. Një moment që nuk harrohet kurrë”, thuhet në mesazhin përkujtues të Federatës së Xhudos së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy