Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndalë, siç e ka quajtur ai, “sabotazhin ndaj shtetit” dhe të mos refuzojë zbatimin e rezultatit zgjedhor.
Përmes një postimi publik, Ramadani ka kërkuar që Vetëvendosje ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, duke theksuar se ky është hapi i nevojshëm për të ecur përpara me krijimin e institucioneve.
“Le ta propozojë Kryetarin e Kuvendit. Nëse bëhen 61 vota, atëherë fillon faza e re e krijimit të institucioneve, zgjedhja e Qeverisë e Presidentit”, ka shkruar ai.
Ramadani ka theksuar se kushtetutshmëria dhe ligjshmëria duhet të jenë mbi interesat politike, duke përfunduar mesazhin e tij me qëndrimin: “Kushtetutshmëria e ligjshmëria mbi secilin.”

