Rrezik për stuhi lokale, IHMK paralajmëron për sot reshje dhe breshër

by Nexhat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se aktualisht në disa rajone të vendit janë zhvilluar vranësira konvektive të tipit Cumulonimbus, të cilat po krijojnë kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara në disa zona me shkarkime elektrike, erëra të përkohshme të fuqishme dhe mundësi për breshër.

Sipas njoftimit meteorologjik, temperatura momentale në vend arrin rreth 32°C, ndërsa nxehtësia e akumuluar gjatë ditës dhe paqëndrueshmëria atmosferike po favorizojnë zhvillimin e mëtejshëm të këtyre dukurive gjatë orëve në vijim.

banner

Reshjet pritet të kenë karakter lokal, që do të thotë se nuk do ta përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës njëkohësisht. Intensiteti i tyre mund të ndryshojë nga një zonë në tjetrën, me mundësi për paraqitje më të theksuara të stuhive në disa lokalitete.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në zonat ku mund të zhvillohen stuhi, ndërsa fermerëve u rekomandohet të ndjekin vazhdimisht informacionet meteorologjike, për shkak të rrezikut të reshjeve intensive dhe breshrit në zona të izoluara.

Autoritetet meteorologjike do të vazhdojnë monitorimin e situatës dhe do të publikojnë njoftime të reja në rast të ndryshimeve të rëndësishme atmosferike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy