Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për takimet e kësaj partie me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Në një prononcim për media, Haziri tha se LDK do të takohet sa herë që të ftohet, duke theksuar se bashkëpunimi për këtë parti është vlerë dhe jo dobësi.
“Sa herë që ftohemi, kemi me u taku. 24 orë, 7 ditë të javës. LDK-ja ka me u taku. Bashkëpunimi për ne është vlerë, nuk është dobësi. Ne do të vazhdojmë me bashkëpunu me gjithë ata që në frymën e Kushtetutës së Republikës sonë e ndërtojnë dhe e zhvillojnë. Nuk shoh opsion tjetër dhe LDK-ja nuk sheh opsion tjetër”, tha Haziri

