Barcelona ka nisur konkretisht lëvizjet për transferimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, pasi raportohet se klubi katalunas ka arritur marrëveshje personale me futbollistin.
Sipas gazetarit Nil Sola nga “El Larguero”, Barcelona po përgatit ofertën e parë zyrtare për Manchester Cityn, e cila kap vlerën e 45 milionë eurove, me 15 milionë euro të tjera në formë bonusesh

