Për krizën politike në Kosovë ka raportuar edhe CNN, duke publikuar një video nga momenti i incidentit të djeshëm në Kuvend, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me kërkesë të të cilit seanca konstituive u ndërpre për herë të dytë.
CNN raporton se vendi i vogël ballkanik ka qenë në ngërç politik për gati dy vjet.
Frustrimi shpërtheu pasi kryeministri në detyrë kërkoi më shumë kohë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, shkruan mediumi i njohur ndërkombëtar.
Vetëvendosje e Kurtit i fitoi zgjedhjet e parakohshme në qershor. Por nuk e ka shumicën prej 2/3 të nevojshme për ta zgjedhur Presidentin. Ajo ka nevojë për mbështetjen e partive të komuniteteve joshumicë për ta formuar qeverinë, shkruan CNN

