“I paralajmëroj shkelësit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës se do të bëj kallëzim penal kundër tyre për veprime ose mosveprime që mund të përbëjnë shkelje të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, shkruan Gani Geci.
“Unë, duke e lexuar Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. KO124/25, po dyshoj se vetë Lëvizja Vetëvendosje, z. Albin Kurti dhe znj. Albulena Haxhiu, me veprimet ose mosveprimet e tyre, mund të kenë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe mund të kenë konsumuar elemente të veprave të tjera penale”, shkruan Geci.
“Prandaj, po i paralajmëroj se do të paraqes një kallëzim penal ndaj këtyre personave si përgjegjësit kryesorë, duke kërkuar nga organet kompetente të drejtësisë që të hetojnë nëse veprimet ose mosveprimet e tyre përmbajnë elemente të ndonjë vepre penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, vijon ai.
Geci thotë se do të iniciojë një kallëzim penal kundër “1. Albin Kurti, në cilësinë e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ushtruesit të detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës;
2. Albulena Haxhiu, në cilësinë e personit që ka ushtruar funksione publike në procesin e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës;
tani deputete e betuar e kuvendit te Republikes se Kosovës
3. Personave të tjerë përgjegjës që mund të identifikohen gjatë procedurës hetimore”.
Postimi i plotë:

