Nga Praga, Orkestra `Amadeus` i sjell Kosovës medaljen e artë

by Nexhat

Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”, njofton se nga Praga, Orkestra “Amadeus” i sjell Kosovës MEDALJEN E ARTË.

“Me plot emocion e mburrje ndajmë lajmin e mrekullueshëm se Orkestra e fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” u shpërblye me KATËR çmime në festivalin ndërkombëtar të orkestrave Musica Orbis në Pragë”, thuhet në njoftim.

banner

Çmimi i parë dhe GOLD MEDAL

Çmimi special për koncertmjeshtrin e orkestrës tonë Elton Syla si violinist solist

Çmimin special për violinistin më entuziast nga violinat e para Princ Fanaj

Çmimin e publikut dhe adhuruesve – Orkestra Amadeus nga Kosova

“Punën dhe talentin e të rinjëve të orkestrës nga Kosova tashmë po e njeh dhe vlerëson bota!. Mbi gjithë këtë punë të jashtëzakonshme qëndron ekipi vetmohues me në krye me dirigjentin e palodhshëm Vehbi Shosholli drejtoresha gjithë energji Hana Petrovci, zv. drejtoreshës plot entuzientuziazëm Vanesa Petrovci Shabani, kordinatores Arta Rexhepi dhe gjithë personelit entuziastë të shkollës “Amadeus”. Orkestra që vazhdon të bëjë krenarë gjithë Kosovën ju falënderon të gjithëve për përkrahjen e madhe!”, thuhet në njoftimin e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy