E zbulon Ferguson: Mourinho qau kur refuzoi Man Unitedin

by Nexhat

Sir Alex Ferguson ka zbuluar një detaj të panjohur më parë rreth pasuesit të tij te Manchester United, duke treguar se Jose Mourinho kishte pranuar fillimisht të merrte drejtimin e klubit, por më pas vendosi të tërhiqej për t’iu rikthyer Chelseat.

Ferguson u pensionua nga futbolli në vitin 2013 dhe në atë kohë rekomandoi David Moyes si pasuesin e tij në stolin e “Djajve të Kuq”. Megjithatë, sipas rrëfimeve të reja të publikuara në dokumentarin e Netflix-it për Mourinhon, portugezi ishte një prej kandidatëve kryesorë për këtë post.

banner

Mourinho ka treguar se pas largimit nga Real Madridi kishte arritur marrëveshje për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit pas Fergusonit.

“Kur u largova nga Real Madridi, nënshkrova me Manchester Unitedin për të shkuar atje pas Sir Alex Fergusonit. Sigurisht që isha shumë i nderuar, sepse Manchester Unitedi ka një tërheqje të jashtëzakonshme”, ka rrëfyer Mourinho.

Megjithatë, situata ndryshoi dhe ai vendosi të rikthehej te Chelsea, klub me të cilin kishte krijuar një lidhje të veçantë.

“Një gjë është dashuria për futbollin dhe diçka tjetër është dashuria për një klub të caktuar. Mendoj se kjo është më e fuqishme se dashuria për futbollin. Pas Real Madridit, kisha nevojë të ndihesha i dashur”, ka thënë Mourinho.

Ferguson ka treguar se telefonata e Mourinhos për t’i komunikuar vendimin ishte një moment emocional.

“Në mbrëmje më telefonoi dhe po qante. Më tha: ‘Alex, nuk mund ta bëj. I kam dhënë fjalën Chelseat dhe nuk do ta thyej fjalën time’. Arsyeja që më dha ishte e kuptueshme për mua, por isha i zhgënjyer”, ka rrëfyer Ferguson.

Në fund, Manchester Unitedi zgjodhi David Moyes, por aventura e tij në “Old Trafford” zgjati vetëm 10 muaj, para se të shkarkohej për shkak të rezultateve të dobëta.

Në anën tjetër, Mourinho u rikthye te Chelsea dhe arriti të fitonte Premierligën dhe Kupën e Ligës, duke e mbyllur sezonin me dy trofe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy