Gjuriq i reagon Ferit Hoxhës për Ujmanin: S’ka vend për Shqipërinë e Madhe, ne vendosim si i trajtojme resurset natyrore tona

by Nexhat

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit në detyrë për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Shqipërisë, Ferit Hoxha, lidhur me lumin Ibër.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka shprehur shqetësim të thellë për deklaratën presidentit serb Aleksandar Vuçiç lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e kësaj mundësie.

banner

Ai ka theksuar se ndryshimi i rrjedhës së një lumi që është pjesë e një sistemi ujor ndërkufitar nuk mund të trajtohet si një çështje thjesht e brendshme e një shteti.

Pas kësaj, kryediplomatitt shqiptar i ka reaguar Gjuriq, që sipas tij kjo një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga ajo që ai i cilëson si “shkelje të vazhdueshme të të drejtave themelore të serbëve” në Kosovë.

Ai ka akuzuar gjithashtu Shqipërinë për “qëndrim të njëanshëm” dhe për heshtje ndaj çështjeve që sipas tij lidhen “me të drejtat dhe sigurinë e komunitetit serb”.

Gjuriq ka deklaruar se Shqipëria nuk është shtet breglumor dhe se lumi nuk kalon nëpër territorin shqiptar. Sipas propagandës së Gjuriq, Tirana nuk ka bazë territoriale apo hidrologjike për të ndërhyrë në mënyrën se si Serbia menaxhon burimet ujore në territorin e saj. Madje, ai ka shtuar se “nuk ka vend për Shqipërinë e madhe”.

Deklarata e Vuçiq është konsideruar gjerësisht si skandaloze.

Deklarata e Vuçiçit për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni politik

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy