Konjufca: Moskonstituimi i Kuvendit është dëm më i vogël sesa dhuna që u ushtrua ndaj kryeministrit të shtunën

by Nexhat

Ministriu në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca tha të shtunën “u ushtrua dhunë” ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai tha se çdo dëm që mund të bëhet nga zvarritja e konstituimit të Kuvendit është “më e vogël” se ajo që ndodhi të shtunën, kur deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me kërkesë të të cilin seanca konstituive e Kuvendit u ndërpre për herë të dytë.

banner

“Çdo dëm që ju po konsideroni se mund të bëhet, është më e vogël se ajo çka pamë në seancë herën e fundit, dhuna që u ushtrua ndaj kryeministrin dhe ndaj deputetëve tanë”, tha Konjufca.

Një gazetar ia kujtoi atij se edhe Lëvizja Vetëvendosje kishte bërë aksione të tilla protestuese në të kaluarën.

“Po a ishte i keq edhe atëherë? Unë veç po ua kujtoj çka keni thënë”, tha Konjufca.

Pasi gazetari i tha se LVV-ja atëherë i arsyetonte aktet e tilla, Konjufca tha:

“A jeni konsistent, në atë që është keq? Nëse është keq, është keq edhe kësaj radhe”.

“Edhe e dyta, është më pak dëm sesa të shkojmë në zgjedhje të reja. do me thënë të dy këto dëme janë më të mëdhaja”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy