Mblidhet kryesia e PDK-së, Lushtaku: Do t’i diskutojmë shkeljet kushtetuese nga LVV-ja

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend, duke theksuar se shkelja e Kushtetutës është kthyer në normë, raporton Ekonomia Online.

Para mbledhjes së kryesisë së PDK-së, ai njoftoi për diskutimet brenda partisë dhe hapat që pritet të ndërmerren në vijim.

banner

“Dhe sigurisht që do të diskutojmë shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës dhe do të vazhdojmë diskutimin se cilat janë hapat dhe veprimet që do të ndërmarrim karshi kësaj ngërçi politike që dy vite që po vazhdon me zgjedhje të njëpasnjëshme. Dhe fatkeqësisht shohim që kjo, domethënë, ngërçi politike edhe nuk po munden me dalë jashtë shkeljeve të radhës. Sado që i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, i bie që vetëm të rikonfirmojmë shkeljen e radhës. Dhe po shohim që, ë, këtë rast është bërë normë shkelja e Kushtetutës dhe sigurisht që më, besoj që nuk është vetëm pjesa institucionale apo vendosja e dërgimit në Gjykutën Kushtetuese, po do të jetë edhe veprime të tjera”, tha Lushtaku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy