Owen i mbyll derën Haaland-it te Reali: Nuk mund ta imagjinoj

by Nexhat

Ish-sulmuesi anglez, Michael Owen, ka hedhur dyshime mbi mundësinë e transferimit të Erling Haalandit te Real Madridi, duke vlerësuar se norvegjezi pritet të vazhdojë karrierën te Manchester City.

Haaland është lidhur vazhdimisht me një kalim të mundshëm te Real Madridi, ndërsa në fillim të këtij viti kandidati për president të klubit, Enrique Riquelme, kishte premtuar transferimin e tij në rast se do të fitonte zgjedhjet.

banner

Megjithatë, Owen mendon se një marrëveshje e tillë është shumë e vështirë, sidomos për shkak të pranisë së Kylian Mbappe-s në skuadrën madrilene.

“Përderisa e kanë Mbappe-n, nuk mund ta imagjinoj që të shpenzojnë aq shumë para”, ka deklaruar Owen.

Sipas tij, do të ishte tepër e vështirë të gjendej një mënyrë për të aktivizuar së bashku Mbappe-n dhe Haaland-in, dy prej sulmuesve më të mirë në botë.

“Edhe tani njerëzit pyesin nëse Vinicius Junior dhe Mbappe mund të luajnë së bashku, sepse Mbappe preferon të luajë paksa nga krahu i majtë. Nëse do të ishin Mbappe dhe Haaland, si do t’i vendosje në formacion? A do të luante Mbappe nga e majta?”, shtoi ai.

“Për të qenë i sinqertë, mendoj se është njëri ose tjetri. Nuk besoj se mund të kesh dy prej qendërsulmuesve më të mirë në botë, Mbappe-n dhe Haaland-in, në të njëjtën skuadër.”

Owen ka theksuar gjithashtu se kostoja e një transferimi të tillë dhe mënyra se si do të funksiononte dyshja në fushë do ta bënin marrëveshjen edhe më të komplikuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy