Adnan Rustemi për përplasjen me Mërgim Lushtakun: Tentoi të ushtrojë dhunë fizike

by Nexhat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rustemi, ka folur për incidentin e ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ku sipas tij, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka tentuar të ushtrojë dhunë fizike ndaj tij.

Rustemi tha se në momentin e incidentit ishte duke dhënë deklaratë për media dhe se nuk kishte pasur ndonjë përballje paraprake me Lushtakun.

banner

“Unë isha aty në takim me Mërgim Lushtakun dhe, në situatën konkrete, tamam nuk kam pasur të bëj asgjë me Mërgim Lushtakun. Kam qenë duke folur për media, duke dhënë qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për situatën politike”, deklaroi Rustemi në Kosova Live në T7.

Sipas tij, në atë moment Lushtaku kishte shfaqur tendencë për ta zgjidhur përplasjen politike përmes dhunës fizike.

“Ndërkohë që kishte këtë tendencën e Mërgim Lushtakut për të ushtruar dhunë fizike, për t’i qëruar hesapet politike me mjete fizike”- tha Rustemi.

Video:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy