Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar afaristen nga Krusha, Fahrije Hoti.
Përmes një postimi në Facebook ajo e cilësoi Hoti si pjesë e njerëzve të jashtëzakonshëm që i japin shpresë dhe motiv për ‘ditë shumë më të mira për Republikën e Kosovës’,
“Bashkë me kolegë, para disa ditësh vizituam Kooperativën “Krusha”, aty ku gratë e Krushës dhe të fshatrave përreth dëshmojnë çdo ditë se si punohet me nder dhe si ecet përpara, duke u bërë shembull brenda dhe jashtë Kosovës. Vendi ynë ka njerëz të jashtëzakonshëm, të cilët na japin shpresë dhe motiv për ditë shumë më të mira për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Osmani.

