Emri i profesorit Ibrahim Berisha po përmendet si kandidat potencial për President të Kosovës.
Berisha nuk është deklaruar për këtë, por në ditën ku emri i tij u përmend ai ka shkruar një postim në Facebook.
Ai ka thënë se sot kanë dalë ekzemplarët e parë të librit të tij, tri novela “Rrëfimi i pendimit”, duke shtuar se kultura dhe letërsia kanë qenë dhe mbeten fokusi i tij i vetëm ku do vazhdojë përqëndrimin.
“Sot dolën ekzemplarët e parë të librit tim të ri, tri novela: “Rrëfimi i pendimit”. Komunikimi, kultura dhe letërsia kanë qenë dhe mbeten fokus i vetëm ku do të vazhdoj të përqendrohem”, ka shkruar Berisha.

