Tahiri viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë: I thashë shihemi më 16 shtator, kthehemi bashkë në Prishtinë

by Nexhat

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njofton se sot në Hagë ka vizituar në qendrën e paraburgimit Thaçin dhe bashkëluftëtarët e tij.

Tahiri shkruan:

banner

Është një vizitë ndër shumë të tjera gjatë këtyre gjashtë viteve. Por sot ishte ndryshe.

Për gjashtë vite, ata kanë qëndruar pas atyre mureve, larg familjeve dhe vendit të tyre, ndërsa ne, jashtë tyre, kemi vazhduar të besojmë se drejtësia dhe e vërteta do të triumfojnë.

Ata që sot mbahen atje janë njerëz që dhanë shumë për lirinë që ne e gëzojmë sot.

Tash na ndajnë edhe pak javë nga 16 shtatori, data kur pritet të marrë fund ky proces i gjatë, i stërzgjatur dhe i padrejtë.

Sot, kur u ndamë me Presidentin, nuk i thashë “mirupafshim”.

I thashë:

“Shihemi më 16 shtator. Kthehemi bashkë në Prishtinë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy