Deputetja Hykmete Bajrami i quajti banale arsyetimet e Lëvizjes Vetëvendosje për të mos e konstituuar Kuvendin e Kosovës pa “një marrëveshje politike” për Presidentin.
“Që tri herë zgjedhje, për të shkuar prapë në zgjedhje. Pse?”, shkruan Bajrami.
“Nga “s’bën qerrja para kalit”, deri te “nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje politike, sepse nëse e bëjmë vendi shkon në zgjedhje” – janë arsyetimet me banale të cilat nga dhjetori i vitit 2024 po e mbajnë Kosovën pa institucione legjitime”.
Bajrami thotë se derisa kjo sagë vazhdon dhe tolerohet, “nuk ka pothuajse asnjë sferë të jetës në Kosovë që nuk ka degraduar, asnjë të vetme”.
“Tash thonë: ”nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje për Presidentin, sepse nëse s’ka marrëveshje, vendi shkon në zgjedhje”. Po nëse nuk e konstituoni Kuvendin, vendi prapë shkon në zgjedhje. Atëherë, çfarë po përpiqeni të shmangni?”.
Bajrami më pas renditi disa pyetje që tha se sot secili qytetar i Kosovës ka të drejtë të pyesë.
“Çka po don Albin Kurti?
Pse po e shtyn vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve?
Kujt i shërben një Kosovë pa Kuvend funksional dhe pa institucione legjitime?
Që tri herë po shkojmë në zgjedhje, për të përfunduar përsëri në zgjedhje.
Pse?”.

