Gërmimet në Zubin Potok, gjenden mbetje kockore që dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve

by Nexhat

Përmes një komunikate të përbashkët, Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, kanë njoftuar për gjetjen e radhës në kuadër të veprimeve të gërmimit dhe ekshumimit në rastin në Zubin Potok, në lokacionet e dyshuara.

Në njoftim shtohet se, bazuar në vlerësimin preliminar, ekipet e Insitutit të Mjekësisë Ligjore kanë gjetur mbetje kockore, të cilat dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve, dhe se, identifikimi i plotë do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse, përcjell Gazeta Express.

banner

‘’ Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe në koordinim me institucionet e tjera kompetente, do të vazhdojnë veprimet hetimore dhe procedurale që lidhen me këtë rast’’, thuhet në raport.

Komunikata:

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA POLICIA E KOSOVËS, PROKURORIA SPECIALE DHE INSTITUTI I MJEKËSISË LIGJORE

Prishtinë, 19 gusht 2026

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Insitutin e Mjekësisë Ligjore, njofton opinionin publik se, në kuadër të veprimeve të gërmimit dhe ekshumimit në rastin në Zubin Potok, në lokacionet e dyshuara, të mërkurën është konfirmuar nga mjeko-ligjorët edhe gjetja e radhës.

Gjatë këtyre veprimeve, bazuar në vlerësimin preliminar, ekipet e Insitutit të Mjekësisë Ligjore kanë gjetur mbetje kockore, të cilat dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve.

Identifikimi i plotë do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe në koordinim me institucionet e tjera kompetente, do të vazhdojnë veprimet hetimore dhe procedurale që lidhen me këtë rast.

Aktualisht, lidhur me këtë rast janë duke u hetuar tre persona J.R., M.J dhe M.B. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të cilët ndodhen në masën e paraburgimit.

PSRK, Policia e Kosovës dhe IML-ja shprehin përkushtimin e tyre për një proces profesional, të paanshëm dhe të dokumentuar, me respekt të plotë për dinjitetin e viktimave dhe familjeve të personave të zhdukur, dhe çdo zhvillim i ri do të mund të bëhet publik në përputhje me kërkesat ligjore dhe interesin e hetimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy