Musliu: Ne po e prisnim te qeveria, Kurti po lahej në pishinë

by Nexhat

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pretenduar se deputeti Albin Kurti, mëngjesin e sotëm, ndodhej në një pishinë në Banjë të Malishevës.

Sipas Musliut, në kohën kur ajo dhe kolegë të saj po prisnin para zyrave të Qeverisë, Kurti po qëndronte në pishinë bashkë me Gani Krasniqin dhe Valon Hotin.

banner

“Sot, në orën 7:30 të mëngjesit, kur ne po e prisnim para zyrave të Qeverisë, deputeti Albin Kurti po bënte qejf bashkë me bashkëpartiakët e tij, Gani Krasniqi e Valon Hoti, në pishinë, në Banjë të Malishevës”, ka shkruar Musliu në Facebook ku ka publikuar edhe pamje.

Ajo ka pretenduar gjithashtu se Kurti ishte i rrethuar nga pjesëtarë të sigurimit.

“Ai po notonte, i rrethuar nga një ushtri sigurie, larg zhurmës së kryeqytetit”, ka deklaruar Musliu.

Në fund, deputetja e PDK-së e ka kritikuar Kurtin, duke e cilësuar këtë si një kontrast me imazhin e një pushteti që pretendon të jetë pranë qytetarëve.

“Ky është realiteti i pushtetit që pretendon se është pranë qytetarëve”, ka shkruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy