Armë të gjata, pistoleta, uniforma, e afër 100 mijë euro -Drejtori i Policisë tregon se çfarë u gjet në Zubin Potok

by Nexhat

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, gjatë konferencës për media ka njoftuar për armatimin që është gjetur në Zubin Potok.

Hoxha, ka bërë të ditur se janë gjetur armë të ndryshme, si mitraloza, armë të gjata, pistoleta, municion, e uniforma të ushtrisë së Serbisë.

banner

‘’Policia ndër prioritetet e saja e ka ruajtjen e rendit kushtetues dhe sigurinë e përgjithshme në Kosovë. Siguria është element kryesor për çdo shoqëri në botë. Pas pranimit të informacioneve dhe verifikimit të informacioneve janë realizuar kontrolle në gjithsej në 48 lokacione, ku janë gjetur sasi të armëve e municione. Janë gjetur 72 copë armë, prej tyre dy mitrolozë, 11 armë të gjata AK 47, 22 armë të gjata të llojeve të ndryshme, 27 pushkë të gjuetisë, 9 armë të shkurta pistoletë, një pushkë ajrore, mjete shpërthyese 7 copë, 7 granata dore, pjesë plastike të paketimit të granatës, mjete piroteknike. Janë gjetur edhe shumë pajisje tjera ushtarake. Numër i madh uniformash, çanta ushtarake, këmisha ushtarake të ushtrisë së Serbisë, policisë së Serbisë. Janë sekuestruar edhe dokumentacione, dokumentacione të librezave të armëve të ish-Jugosllavisë, kartela të veteranit të luftës, dokumenta të armëve të numrave serik, ditarë të rojeve të pyllit, leje të armëve të shkurta, po ashtu edhe leje tjera të skaduara. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe mjete monetare, para në vlerë prej 96 mijë e 100 euro, po ashtu edhe 5 mijë franga’’, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy