Vdekja e 4 punëtorëve në KEK, korporata formon Task Forcë për sigurinë në punë

by Nexhat

Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i KEK-ut kanë njoftuar se kanë marrë e sigurisë në punë, pas ngjarjes së rëndë në të cilën humbën jetën punëtorë të Korporatës.

KEK-u ka bërë të ditur se do të formojë një Task Forcë për Sigurinë Industriale dhe Shëndetin në Punë, në përbërje të së cilës do të jenë edhe ekspertë të jashtëm.

banner

“Në kuadër të masave konkrete, Bordi ka kërkuar që të adresohen me përgjegjësi rolet, përgjegjësitë dhe llogaridhënia e secilit nivel të përfshirë në proceset e sigurisë në punë. Në këtë drejtim, KEK Sh.A. do të formojë një Task Force për Sigurinë Industriale dhe Shëndeti në Punë, në përbërjen e së cilës do të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm të fushës”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Sipas korporatës, Task Forcë do të rishikojë protokollet, procedurat, standardet dhe mekanizmat ekzistues të sigurisë, me qëllim identifikimin e mangësive dhe marrjen e masave për përmirësimin e tyre.

“Në  këtë drejtim, KEK Sh.A. do të formojë një Task Force për Sigurinë Industriale dhe Shëndeti në Punë, në përbërjen e së cilës do të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm të fushës. Task Forca do të ketë për detyrë të bëjë një rishikim të plotë të protokolleve, procedurave, standardeve dhe mekanizmave ekzistues që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim identifikimin e çdo mangësie dhe marrjen e masave konkrete për përmirësimin e tyre”.

KEK ka njoftuar po ashtu se vlerësimi i rrezikshmërisë së vendeve të punës, i kontraktuar gjatë këtij viti, është në fazën e implementimit dhe rezultatet e tij, sipas tyre, do të shërbejnë për eliminimin dhe reduktimin e rreziqeve në vendet e punës.

“Po ashtu, vlerësimi i rrezikshmërisë së vendeve të punës është kontraktuar gjatë këtij viti dhe aktualisht është në fazën e implementimit. Rezultatet e këtij procesi do të shërbejnë gjithashtu si një nga bazat për ndërmarrjen e masave të mëtejshme për eliminimin dhe reduktimin e rreziqeve në vendet e punës. Bordi dhe Menaxhmenti mbeten të përkushtuar që siguria dhe shëndeti i punëtorëve të jenë prioritet absolut i Korporatës. Asnjë objektiv operacional apo i prodhimit nuk mund të jetë mbi sigurinë dhe jetën e punëtorëve. Në ditët në vijim, do t’ju njoftojmë për hapat dhe masat konkrete që do të ndërmerren për forcimin e sigurisë industriale dhe shëndetit në punë”, thuhet tutje në njoftimin e KEK-ut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy