NATO: Rihapja e urës duhet të marrë parasysh nevojat e të gjitha komuniteteve

by Nexhat

Tranzicioni gradual i pranisë së përhershme të KFOR-it në urën kryesore në Mitrovicë do të jetë i bazuar në kushtet e sigurisë dhe i kthyeshëm, nëse zhvillimet përkatëse të sigurisë e kërkojnë këtë, thanë zyrtarë të NATO-s.

Aleanca vlerëson se çdo vendim për rihapjen e mundshme të urës për qarkullimin e automjeteve duhet të marrë parasysh nevojat e të gjitha komuniteteve lokale.

banner

Në një përgjigje nga selia e NATO-s thuhet se ndryshimi i pranisë së KFOR-it në urë po bëhet në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe është pjesë e procesit të optimizimit të pozicionimit të misionit të NATO-s në Kosovë.

Sipas NATO-s, ky proces po zhvillohet me transparencë të plotë ndaj të gjithë aktorëve të përfshirë.

Nga selia e Aleancës u konfirmua gjithashtu se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është në kontakt të rregullt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Zyrtarët e NATO-s konfirmojnë se KFOR-i vazhdon të monitorojë zhvillimet në terren dhe mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij.

“KFOR-i nuk ka mandat për zbatimin e ligjit. Ai vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me organizatat e sigurisë në Kosovë, përfshirë Policinë e Kosovës, në përputhje me standardet më të larta operacionale dhe me parimin e trajtimit të drejtë dhe të barabartë të të gjitha komuniteteve”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Shtyp të NATO-s.

Në përgjigje shtohet gjithashtu se KFOR-i mban një prani të fuqishme dhe të dukshme në veri të Kosovës, në dobi të të gjitha komuniteteve, përfshirë komunitetin serb

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy