Deklaratat e opozitës për Hashim Thaçin President, Bahtiri i drejtohet PDK’së: Iluzion politik, kthehuni në tavolinë

by Nexhat

Teksa vendi ndodhet në ngërç politik e partitë opozitare po e akuzojne kreun e VV Albin Kurtin për bllokadën, Partia Demokratike e Kosovës dhe deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj kanë deklaruar në fundjavë se partitë kanë rastin të dakordohen për t’ia vazhduar mandatin e Presidentit. Deputeti i PDK’së, Arian Tahiri, në një konferencë për media të premten ka thënë se “është mundësi e mirë” që forcat politike në vend t’i japin mbështetje Hashim Thaçit të vazhdojë “aty ku e ka lënë” duke e votuar për President.

Ndërsa, të shtunën, deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, deklaroi se do të ishte nder për deputetët e legjislaturës së 11-të që ish-presidenti Hashim Thaçi të zgjidhej sërish në këtë post.

banner

Në një reagim në facebook deputeti i VV Agim Bahtiri i ka quajtur zhurmë deklarimet e PDK në lidhje me Hagën dhe Hashim Thaçin.

“Pas zhurmës së PDK-së, fshihet një kalkulim i ulët që prapaskena politike e di mirë, por që pakkush po e thotë hapur: një përpjekje e qëllimshme për ta përdorur procesin e drejtësisë si pretekst për bllokim të shtetit, duke përdorur UÇK-në si pronë private dhe duke e lidhur çdo hap politik me aludime e matematike të prapaskenës për të ashtuquajturat “kthime pas shtatorit”, ka shkruar Bahtiri.

Sipas deputetit të VV, PDK po ushqen një iluzion politik.

“Kjo nuk është mbështetje për të akuzuarit, por falimentim i një partie pa ide e pa vizion. Janë të gatshëm të dëmtojnë e të bllokojnë çdo proces vital, përfshirë funksionimin e institucioneve apo zgjedhjen e Presidentit, vetëm për të ushqyer një iluzion politik që u shërben si mburojë e vetme elektorale” ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy