Kryeministri kanadez paralajmëron kundërpërgjigje ndaj tarifave të SHBA-së

by Nexhat

Kryeministri kanadez paralajmëron kundërmasa ndaj tarifave të reja amerikane

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka paralajmëruar se vendi i tij do t’u përgjigjet tarifave të reja amerikane me masa të barabarta.

banner

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit të Kanadasë, kundërpërgjigjja do të jetë “dollar për dollar”, ndërsa masat do të synojnë një sërë produktesh amerikane, përcjell albinfo.ch.

Carney ka deklaruar se tarifat e reja nga Shtetet e Bashkuara përbëjnë një goditje të drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë kanadeze dhe ka paralajmëruar se Ottawa nuk do të qëndrojë pa reaguar.

Kundërmasat pritet të përfshijnë produkte nga sektorë si çeliku, produktet e qumështit, pajisjet shtëpiake, makineritë bujqësore, letra dhe elektronika.

Qeveria kanadeze ka bërë të ditur se masat do të hyjnë në fuqi në fillim të shtatorit, nëse Uashingtoni nuk tërhiqet nga tarifat e paralajmëruara.

Tensionet tregtare mes Kanadasë dhe SHBA-së pritet të mbeten të larta, ndërsa dy vendet vazhdojnë negociatat për marrëdhëniet e tyre ekonomike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy