Moti ekstrem godet Evropën: Zjarret, përmbytjet dhe stuhitë detyrojnë mijëra persona të evakuohen

by Nexhat

Evropa po përballet me një valë moti ekstrem, me zjarre masive, përmbytje si dhe stuhi të fuqishme. Mijëra persona janë evakuuar, ndërsa ekipet e emergjencave po luftojnë me zjarret, përmbytjet dhe ndërprerjet e energjisë elektrike.

Situata është rënduar në kufirin mes Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë, ku një zjarr i madh ka shpërthyer pranë zonës së Trebinjës. Policia boshnjake mbylli autostradën kryesore që lidh Trebinjën me Dubrovnikun, duke detyruar mijëra turistë të ndryshojnë planet e tyre të udhëtimit.

banner

Disa fshatra pranë Ivanicës janë evakuuar pasi flakët iu afruan banesave. Sipas raportimeve të zjarrfikësve, disa kafshë u kapën nga zjarri. Në ndihmë të ekipeve boshnjake kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Dubrovniku, shkruan Euronews.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy