Zelensky takon senatorët amerikanë: E rëndësishme licenca për prodhimin e raketave “Patriot”

by Nexhat

Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka pritur sot në një takim dy senatorët amerikanë Richard Blumenthal dhe James Lankford.

Zelensky ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që i ka dhënë Ukrainës.

banner

Ai ka thënë se të dy shtetet janë duke punuar për forcimin e bashkëpunimit dhe shtimin e presionit për Rusinë.

“I informova senatorët rreth terrorit të vazhdueshëm të raketave balistike të Rusisë. Është shumë e rëndësishme që Ukraina të ketë aftësitë për t’iu kundërvënë kësaj dhe zbatimi i vendimit për dhënien e licencave për prodhimin e Patriotëve mund të ndihmojë ndjeshëm. Gjithashtu diskutuam për bashkëpunimin midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, marrëveshjet dypalëshe dhe projektet premtuese.”, ka shkruar Zelensky.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy