Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 21:00 e ka arrestuar një person që ka qenë i kërkuar nga Interpoli.
Sipas njoftimit, arrestimi i tij është mundësuar pas bashkëpunimit me njësitë relevante policore.
Operacioni policor është realizuar në Ferizaj, me ç’rast është bërë arrestimi i dyshuarit me inicialet (N.R.), i cili ka dy shtetësi, atë të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.
“Ky arrestim u realizua pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë se Veriut për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë.”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit, sipas njoftimit, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

