Çifti miks i padelit kosovar, Lavdrim Krasniqi dhe Donika Bashota shënuan fitore ndaj Malit të Zi në ndeshjen e parë mikse në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Ekipi i Kosovës triumfoi 2:1 në sete, 6:7, 6:4 dhe 6:1.
Komiteti Olimpik i Kosovës e ka uruar ekipin e padelit dhe i ka uruar suksese edhe ndaj Italisë.

