Forca të shumta policore po qëndrojnë para hyrjes së Qendrës Emergjente në Prishtinë, pasi aty po vazhdon trajtimin Egzon Bytyqi, 26-vjeçari i cili dyshohet se privoi nga jeta bashkëshorten shtatzëne, Jetlira Foniqin në dhomën e tyre të gjumit në Malishevë.
Forcat e shtuara policore janë për shkak të ndjeshmërisë së ngjarjes, frikës së përfshirjes së familjarëve, sigurisë së stafit shëndetësor.
Forcat policore janë të zakonshme, është puna e tyre bazike të jenë në Emergjencë, e kur kemi raste të tilla të këtyre ndjeshmërive, natyrisht që shtohen forcat, për shkak të ndjeshmërisë, frikës së përfshirjes së familjarëve, sigurisë së stafit shëndetësorë.

