“Malet përreth Prishtinës po digjen”, komuna apelon qytetarët

by Nexhat

Komuna e Prishtinës ka apeluar të gjithë qytetarët për shkak të zjarreve që janë përhapur në disa zona.

Në një reagim për media në orët e vona, nga Kryeqyteti kanë thënë se malet përreth Prishtinës po digjen.

banner

“Në temperatura të larta dhe kushte të thata, mjafton vetëm një shkëndijë që zjarri të përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar pyjet, kafshët, pronat dhe jetën e njerëzve. Ju bëjmë thirrje të gjithëve: Mos ndizni zjarre në natyrë! Mos digjni barishte, hamullishta apo mbeturina! Mos hidhni cigare të ndezura!  Mos lini prush apo materiale që mund të shkaktojnë zjarr!”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, janë dhënë sugjerime se si duhet të veprojnë qytetarët nëse hasin në zonat që janë përfshirë nga zjarret.

“Nëse shihni tym apo zjarr, largohuni nga zona e rrezikut dhe lajmëroni menjëherë Zjarrfikësit e Kryeqytetit në numrin 193. Mirënjohje e thellë për Zjarrfikësit e Kryeqytetit dhe ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët po luftojnë me zjarret pa ndërprerje, ditë e natë. Përkushtimi dhe guximi i tyre po mbrojnë natyrën, pronat dhe jetën e qytetarëve tanë. Jemi krenarë me ju! Një pakujdesi e vetme mund të shkaktojë një katastrofë të madhe. Mbrojtja e natyrës dhe e jetës është përgjegjësi e secilit prej nesh.”, thuhet tutje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy