Nga 1 shtatori, fëmijët e nivelit parafillor në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë mësimi, nga dy në katër orë.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, i cili tha se ndryshimi u mundëson fëmijëve më shumë kohë për mësim, lojë, aktivitete dhe shoqërim.
“Në të njëjtën kohë, prindërit do të kenë një orar më të menaxhueshëm, që puna dhe kujdesi për fëmijët të mund të ecin më mirë bashkë. Rritja e fëmijës, puna dhe mirëqenia e familjes duhet të ecin në të njëjtin drejtim. Kjo është arsyeja pse po punojmë për politika që u shërbejnë fëmijëve dhe familjeve të Prishtinës”, shkroi Elshani në Facebook.

