Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka pretenduar sot se institucionet e Kosovës do ta hapin Urën e Ibrit me datën 1 shtator. Ai ka thënë se do të bëjë gjithçka për të parandaluar një gjë të tillë.
Ai ka thënë se fillimisht do të kërkojë ndihmën e evropianëve dhe nëse do të shfaqet nevoja, do t’i drejtohet edhe Washingtonit.
“Kam frikë dhe të gjithë kanë frikë dhe për këtë arsye do të lutemi dhe do të kërkojmë. Dhe do të telefonoj përsëri dhe nuk do të jetë e vështirë për mua t’i telefonoj të gjithë, edhe nëse do të më duhet të telefonoj Uashingtonin, të gjithë për të ndihmuar në këtë çështje, të gjithë ata që mund të ndihmojnë. Së pari do t’u kërkoj njerëzve në Evropë të ndihmojnë. Nëse njerëzit në Evropë duan të ndihmojnë, nëse munden, do të ndihmojnë, do të ndihmojnë, nuk munden… dhe do të telefonoj Uashingtonin, do t’u kërkoj gjithashtu të mos e lejojnë këtë të ndodhë”, theksoi Vuçiç.

