Dyshohen për shitje të kokainës në Mitrovicë, ngrihet aktakuzë ndaj dy personave, prokuroria jep detaje

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, R.H. dhe Q.H., nën dyshimet se ata, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në njoftim shtohet edhe se, sipas aktakuzës, të pandehurit, gjatë periudhës 22 tetor 2025 deri më 9 janar 2026, në rrugën “Rifat Dedia”, në lagjen Kolloni të Mitrovicës, dyshohet se në mënyrë të paautorizuar u kanë shitur personave të ndryshëm substancë narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 0.22 deri në 0.50 gramë.

banner

Postimi:

Aktakuzë ndaj dy personave për shitje të kokainës në Mitrovicë

Mitrovicë, 25 gusht 2026 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve me inicialet R.H. dhe Q.H., për shkak të dyshimit se, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, gjatë periudhës 22 tetor 2025 deri më 9 janar 2026, në rrugën “Rifat Dedia”, në lagjen Kolloni të Mitrovicës, dyshohet se në mënyrë të paautorizuar u kanë shitur personave të ndryshëm substancë narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 0.22 deri në 0.50 gramë.

Gjatë zbatimit të urdhrit për kontroll, te të pandehurit janë gjetur dhe sekuestruar katër qese me substancë narkotike, me peshë të përgjithshme 1.7 gramë, një mulli për bluarjen e substancës narkotike, dy telefona mobilë, si dhe 1,700 euro para të gatshme.

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprën penale që u vihet në barrë dhe t’u shqiptojë dënim sipas ligjit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy