Moti në Itali: Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

by Nexhat

Moti vijon të godasë Italinë, veçanërisht rajonet veriore. Në Lombardi, zjarrfikësit kanë kryer më shumë se 190 ndërhyrje, kryesisht për shkak të pemëve të rrëzuara, dëmeve nga uji, përmbytjeve dhe dëmtimeve të çative.

Që nga mbrëmja e 24 gushtit, ekipet e zjarrfikësve janë angazhuar në zona të ndryshme të Lombardisë. Provinca më e prekur është Varese, me mbi 100 ndërhyrje, e ndjekur nga Como me rreth 35 dhe Milano me rreth 30.

banner

Në disa raste, pemët kanë rënë mbi rrugë, makina, banesa dhe linja elektrike. Për shkak të numrit të madh të kërkesave për ndihmë në zonën e Varese-s, në ndihmë janë dërguar edhe pesë ekipe nga komanda të tjera të rajonit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy