“Tregti” në QKUK: Biopsitë nga “shteti”, referohen në privat

by Nexhat

Ta dërgonte biopsinë në të shtetit as nuk i’a dhanë opsion. Por, laboratorin privat, bile specifikisht me emër ia thanë.

Në kushte anonimiteti, një përcjellës i pacientit tregon se si Klinika Urologjisë e referoi në sektorin privat për përpunimin e mostrës.

banner

Madje, as nuk e njoftuan se një shërbim i tillë mund të kryehet falas në Institutin e Patologjisë. 70 euro thotë se iu kushtoi biopsia në privat.

E, një klinikë tjetër kirurgjike, sipas familjarëve të pacientëve duket pak më e kujdesshme, të paktën duke i informuar ata për ekzistencën e Patologjisë në QKUK. Anise thonë se me dëshirë zgjodhën ta dërgojnë në laborator privat për shkak të kohës.

Mirëpo, një klinikë në QKUK, këtë praktikë e ka ndaluar në bazë të një vendimi të shkruar dhe zyrtarizuar, drejtoresha e Gastroenterologjisë, Fitore Komoni.

Derisa, gjatë ditës televizioni ka takuar edhe infermierë të Klinikës së Endokronologjisë që vijnë në Institutin e Patologjisë për t’i marrë rezultatet e biopsisë së pacientëve ngase edhe kjo klinikë ndjekë këtë praktikë.

E, në fakt ky standard duhet të jetë për çdo klinikë dhe spitale të përgjithshme si rregullore uniformë që nxjerret nga menaxhmenti në nivel të QKUK-së dhe ShSKUK-së dhe parandalon kushtëzimet dhe keqpërdorimet e tilla.

Se kur mund të bëhet një e tillë, televizioni ka më shumë se 1 javë që ka dërguar pyetje në gjitha nivelet drejtuese përfshirë edhe Ministrinë e Shëndetësisë, por pa asnjë përgjigje nga ta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy