Abdixhiku: Kemi avancuar për presidentin, por LDK-ja nuk është vagon i askujt

by Nexhat

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se palët kanë avancuar në diskutimet për presidentin e vendit.

Abdixhiku bëri të ditur se në takimin e sotëm janë diskutuar emra konkretë dhe se shumica e propozimeve janë në përputhje me parimet për të cilat palët janë dakorduar më herët.

banner

“Ky është një hap përpara, sepse kemi kaluar te emrat. Për shkak të ndjeshmërisë së procesit, nuk mund të diskutoj për emra konkretë, por do të takohemi sërish”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se LDK-ja nuk është “vagon” i asnjë partie tjetër, duke nënvizuar se qëndrimet e saj janë të pavarura.

“LDK-ja është e LDK-së, nuk është vagon i asnjë partie tjetër”, ka deklaruar Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy