Çështja e personave të zhdukur, Ambasada e Gjermanisë: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën

by Nexhat

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kërkuar nga Serbia bashkëpunim të plotë me institucionet kosovare për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së vitit 1999 dhe qasjen në dokumentacionin përkatës.

Deklarata e kësaj ambasade vjen pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi që Serbia të hapë dosjet e Brigadës së 37-të të Motorizuar të ish-Ushtrisë Jugosllave, e dyshuar për përfshirje në masakrat në Drenicë dhe pjesë të tjera të Kosovës.

banner

“Në vitin 2023, Kosova dhe Serbia, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ndërmorën një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së rasteve të personave të zhdukur duke miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, sipas së cilës u krijua Komisioni i Përbashkët për Personat e Zhdukur. Ndër detyrat e komisionit, pjesë e të cilit janë si Kosova ashtu edhe Serbia, është të sigurojë qasje në të gjithë dokumentacionin përkatës vendas dhe ndërkombëtar. Ne u kemi bërë thirrje të gjitha palëve të ofrojnë qasje në informacion të saktë dhe të besueshëm në lidhje me personat e zhdukur dhe varret masive të dyshuara”, tha Ambasada e Gjermanisë.

Ndër të tjera, kjo ambasadë thotë se pret që Serbia të bashkëpunojë me homologët e saj në Kosovë në përputhje me Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Ligjore.

“Ne presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me homologët e saj të Kosovës në hetimet dhe gjyqet në vazhdim, në përputhje me Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Ligjore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy