Një 80-vjeçare dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, 81-vjeçar, në shtëpinë e tyre në Prizren.
Policia ka deklaruar se në momentin e ngjarjes, çifti ishin vetëm në shtëpi.
Dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca duarthatë, pa përdorim të ndonjë arme apo mjeti tjetër.
Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të rastit, ndërsa 81-vjeçari pas arrestimit, është ndaluar për 48 orë.

