Mbledhja elektronike e Qeverisë, Bajrami: Kur është në pyetje ndarja e mjeteve për dosta mbledhjet i mbajnë natën

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas mbledhjes elektronike të Qeverisë në detyrë, ku u morën disa vendime, mes tjerashe dhe ndarje financiare.

Bajrami tha se kur ëshë në pyetje ndarja e mjeteve “për dosta”, mbledhjet mbahen natën.

banner

“Aq të zënë janë, sa që mbledhjet e Qeverisë i mbajnë elektronike, edhe atë bile natën, me gjuhen e Albinit në terr. Normal, kur është puna me nda mjete për dosta, me bë pagesa e me nda buxhet, vendimet merren shpejt, natën, në terr. Pse, a mos po marrin vendim me i kompensu bujqit? Ata që punojnë ditë e natë që ne ta kemi sofrën plot. Atyre që breshëri ua shkatërroi për pak minuta mundin dhe të ardhurat e një viti të tërë”.

“Për ata s’ka  asnjë vendim.  Vendimet e kësaj mbledhjeje dhe mënyrën se si po ndahet paraja publike duhet të analizohen një nga një. Se kur është puna për interesa politike e partiake, po gjjndet koha e buxheti.  Kur është puna për qytetarët e fermerë që punojnë e prodhojnë, ata presin. Deri kur presin”, ka shkruar ajo. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy